Arbëri

Ivanoviq: Qendra dhe kryeqyteti i serbëve të Kosovës është Qeveria e Serbisë

Descriptive Text

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, e ka quajtur gjë të keqe faktin se serbët në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë do të dalin me gjashtë lista, dhe ka shtuar se përçarja u shkon përshtati armiqve të serbëve.

Këtë koment ai e bëri gjatë një interviste për Sputnjik, transmeton Koha.net.

Siç citohet të ketë thënë ai, “trupin votues të serbëve në Kosovë e Metohi, sipas listave zgjedhore, e përbëjnë në mes 100 mijë e 110 mijë vetë, nga të cilët në zgjedhje dalin më së shumti 30 mijë, e që kur ndahen në disa lista del se fitojnë personat që janë zgjedhur, por me një numër shumë të vogël votash dhe për pasojë me peshë të vogël politike”.

“Ndërsa ne na pret një jetë shumë e rëndë, luftë e vështirë që për serbët të sigurojmë paqe e stabilitet. Këtë nuk mund ta bëjnë politikanët e dobët, nuk mund as vetëm të rinjtë, që kanë energji, por është e nevojshme të ketë njerëz me vizione të qarta e përvojë. Kjo do të pengonte bëhen gabime, ndërsa në politikë në Kosovë gabimet mund të jenë katastrofale”, ka thënë Ivanoviq.

I pyetur nëse do të ketë “serbë të Thaçit e të Haradinajt”, ai është përgjigjur se nuk i pëlqen një kategorizim i tillë dhe ka thënë se serbët nuk guxojnë asnjëherë të harrojnë se ku është qendra dhe kryeqyteti i tyre, si dhe me të cilat institucione “duhet detyrimisht” të merren vesh, që është Qeveria e Serbisë”, përjell Koha.net.

Oliver Ivanoviq dyshohet për krime lufte, të kryera ndaj shqiptarëve, dhe tani mbrohet në gjendje të lirë.