Arbëri

Asllan Bajrami aderon në AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar aderime të reja në këtë parti e në mesin e të cilëve është edhe korrespodenti i televizionit publik në Tiranë, gazetari Asllan Bajrami, transmeton KTV.

Bajrami në konferencë për media tha se do t’i mbetet besnikë gazetarisë, ndërsa ka theksuar se, “Haradinaj i ka të gjitha atributet për të udhëhequr Kosovën”.

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj me këtë rast i ka falënderuar të gjithë ata që sot aderuan dhe i jap mbështetje AAK-së për të mirën e vendit.