Arbëri

Hoti shpreson të arrihet sa më shpejt një marrëveshje mes LDK-së e VV-së

Foto: Driton Paçarada

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë takimi mes kryetarëve të LDK-së dhe VV-së.

Hoti shpreson se këto dy parti do të arrijnë marrëveshje deri në datën e konstituimit të Kuvendit.

"Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për të qeverisë sa më parë. Një marrëveshje që balancon përgjegjësitë. Ne kemi zhvilluar të gjitha konsultimet e brendshme. Nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim. Shpresoj që deri atëherë të arrijmë marrëveshje", ka thënë Hoti, raporton KTV.

Kujtojmë se më 26 dhjetor është thirrur nga presidenti i Kosovës Mbledhja e parë e Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Kosovës.