Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka konfirmuar se nesër, më 25.02.17 do të mbahet konferencë për vazhdimësinë e hetimeve për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, transmeton Koha.net.
“Bashkërisht me znj. Xhemile dhe z. Avni Dehari në konferencë do të prezantohet Instituti i Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari”, ka thënë Gashi përmes një postimi në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20.12.2016 ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve. Konferenca për media do të mbahet nesër në orën 12.00 h në zyrën time në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 (mbi Kino ABC)”, thotë ai.