Arbëri

Shkeljet e mëdha ligjore që bëjnë pushtetarët e vegjël – të dielën me “Koha Ditore”

“Pushtetarët e vegjël me dosje shumë” është titulli i numrit të radhës të së dielës me Koha Ditore.

Në shkrimin kryesor për këtë temë, mund të lexoni për zyrtarët e nivelit lokal të përfshirë në shkeljen e ligjit, për llojin e aferave të tyre, numrin e madh këtyre zyrtarëve, dënimet nën minimum dhe dorëheqjet që mungojnë.

Për temën e së dielës, vjen komenti “Pushteti i dosjeve”.

Ndërkaq, në intervistë, hulumtuesi nga Instituti GAP, Bekim Salihu, tregon për shkeljet më të shpeshta ligjore në komuna dhe mosndëshkimin për to.

Reportazhi sjell “Shtegun e gjelbër” të Shtimes, me 23 burime natyrore, që po kënaq adhuruesit e bjeshkëve.

Faqet e Botës përmbajnë shkrimet për luftën e indianëve kundër ‘talaqut’ – shkurorëzimit të menjëhershëm, dhe qytetin aziatik që kujdeset për të gjithë.

7 shkronja sjell botën e pianistes, Lelja Haxhiu-Pula.

“Përpjekjet sllave për ta ngulfatur shtetin e ri” është fejtoni i radhës nga Ëadham Peacocku për shtetin jetim të Evropës.

Në Kosovarçe vjen fshati i veçantë nga Prizreni që qeveris veten.

“Muzika, mënyra më e mirë për ta shprehur veten” dhe “Kantautorja që skicon jetën e saj nëpërmjet këngëve” janë shkrimet që zënë vend në faqet e kulturës.

Stacioni ku përplasen tri kohë është temë e rubrikës “monument” këtë të diel.

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, mund të lexoni për “kamerierin që ia zdriti fytyrën atletikës kosovare” dhe “motoçiklisten iraniane që bëri revolucion te femrat myslimane”.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me “Kohën Ditore”.