Arbëri

Thaçi bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mohoi këtë masakër duke e quajtur trillim.

Thaçi bëri thirrje që masakra e Reçakut të mos harrohet asnjëherë, pasi ajo është pika kulmuese e masakrave të kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, e ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet e madje duke i etiketuar e fyer të vrarët. Krahas kësaj, ka theksuar se e ardhmja ndërtohet vetëm atëherë kur lidershipi i Serbisë kërkon falje për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës.

Presidenti Thaçi me këtë rast nuk kurseu kritikat as ndaj ndërkombëtarëve.

Thaçi kishte reaguar pas deklaratave të Vuçiqit duke thënë se “zyrtarët nga Serbia po mohojnë disa prej krimeve më të këqija kundër civilëve që ndodhën në Evropë, si në Reçak, të konfirmuara nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë”.

{gallery}