Arbëri

Edhe Vuçiqi thotë Reçaku është i trilluar, Walkerin e quan “mashtrues e hohshtapler”

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur “të tmerrshëm" faktin e dënimit me dy vjet burgim të Ivan Todosijeviqit ngase për krimin e Reçakut ka thënë se "është i trilluar", transmeton Koha.net.

Lexoni edhe: Dy vjet burgim ish-ministrit Todosijeviq që masakrën e Reçakut e quajti trillim

Ai në lidhje me këtë rast tha se edhe vetë e përsërit tash – krim i fabrikuar në Reçak, ndërsa ka pyetur "a do të na dënojnë të gjithë neve për këtë".

“Kjo është e tmerrshme”, u ka deklarua ai para gazetarëve sot në qytetin serb, Shabac, duke shtuar: “Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do ta përsërisin njësoj, ja edhe unë po e përsëris tash – krim i fabrikuar në Reçak, për të cilin çdo gjë ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, pisi dhe hohshtapleri Walker”, është shprehur Vuçiqi me shprehje të padenja për diplomatin e përmasave ndërkombëtare, William Walker, ani pse e vërteta për masakrën e Reçakut mbetet një nga krimet më të rënda serbe në Kosovë.

Lexoni edhe: Gjuriqi thotë “Të gjithë ne jemi Ivan Todosijeviqa” - i dënuar për nxitje të urrejtjes nacionale në Kosovë