Arbëri

Rama kërkon që të strehuarit në Kosovë të kthehen në Shqipëri

Descriptive Text

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave.

Rama ka deleguar ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe atë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu që të vijnë në Kosovë dhe të bindin njerëzit të kthehen dhe të akodmohen në hotele.

Shefi i ekzekutivit tha se në Kosovë janë strehuar 783 persona.

“Për sa i përket strehimit sot kemi kapërcyer numrin e 4 mijë personave në hotele, 254 janë në palestra dhe shifra e përafërt e atyre që janë në çadra, por këtu vijon puna për të garantuar çadra dimërore me standarde. Kemi 6323 persona, 395 persona në qendra shëndetësore dhe 783 persona në Kosovë. Besa (Shahini) dhe Ogerta (Manastirliu) do të kërkoja të shkonin në kampin në Kosovë për të bërë një vizitë dhe për t'u ofruar që të kthehen dhe të akomodohen në hotele. Ka edhe një grup 436 persona të regjistruar në strehë të të ndryshme. Sot në total janë 12366 persona në këtë strukturë emergjence”, deklaroi Rama.

Po ashtu, Rama tha se situata po paraqitet më pozitive në raport me nevojat imediate dhe se ajo po shkon drejt përmirësimit.