Iniciativa Qytetare SDP nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 11 qershor, ka thënë lideri i kësaj i kësaj iniciative Oliver Ivanoviq, transmeton Koha.net .
Ivanoviq, siç njofton radiokim, pret që Lista Srpska që marrë përkrahjen e Beogradit, por gjithashtu mendon se kjo përkrahje nuk është vendimtare për rezultatin zgjedhor.
Ai ka thënë se me partitë tjera serbe ka biseduar për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje.
Ivanoviq ka theksuar se në atë inflacion listash nuk ka cilësi.
Oliver Ivanoviq është njëri nga të favorizuarit e Beogradit i mbrojtur në liri për krimet e bëra kundër shqiptarëve gjatë viteve 1999 - 2000.