Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Jemi në përfundim të listës, ende s’ka pakënaqësi

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka filluar mbledhjen prej orës 18:00 ende është duke vazhduar në finalizimin e listës zgjedhore për kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Anëtarja e Kryesisë së këtij subjekti, Albulena Haxhiu konfirmoi për kp se mbledhja është duke vazhduar ende dhe se janë në finalizim të listës me 110 kandidatë. Sipas saj, dorëzimi i kësaj liste do të ndodhë në ora 24:00. Ajo mohoi të jenë shfaqur pakënaqësi nga aktivistë të LVV-së për renditje dhe futje në listë për deputet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ende nuk ka përfunduar mbledhja e kryesisë, ku po finalizohet lista e kandidatëve për deputetë. Natyrisht se sot në orën 24:00 duhet të dërgohen listat dhe jemi në përfundim të listave. Jo deri më tani ende nuk kanë shfaqur ndonjë pakënaqësi në lidhje me listat. Unë uroj që të jetë kështu, i rëndësishëm është programi, koncepti që ka Lëvizja Vetëvendosje dhe natyrisht se qytetarët do të vendosin për kandidatët apo deputetët që përfaqësojnë më së miri këtë program”, theksoi Haxhiu.

Aida Dërguti nga Vetëvendosje dhe Dardan Molliqaj të cilët lëshuan mbledhjen për të shkuar në një debati televiziv, theksuan po ashtu se kryesia është ende në takim dhe po finalizojnë listën.