Vetëvendosje do të dorëzojë listën e kandidatëve për deputetë në ora 24:00

Vetëvendosje do të dorëzojë listën e kandidatëve për deputetë në ora 24:00

19 maj 2017 20:50

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thanë të premten se mbledhja e Kryesisë është duke vazhduar dhe se lista prej 110 kandidatëve për deputetë do të dorëzohet në KQZ në ora 24:00.

Aida Dërguti nga Vetëvendosje deklaroi për KP, se mbledhja e Kryesisë ende nuk ka përfunduar dhe se janë duke diskutuar për çështje teknike.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, mohoi të ketë pakënaqësi nga aktivistë të Lëvizjes Vendvendosje lidhur me listën e kandidatëve për deputetë, derisa Albulena Haxhiu konfirmoi se lista është me 110 kandidatë.

Sipas tyre dorëzimi i listës me kandidatët për deputetë do të bëhet në ora 24:00.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme