Haradinaj afron pranë vetes “ata që do t’ia përgatisin kabinetin qeveritar”

Haradinaj afron pranë vetes “ata që do t’ia përgatisin kabinetin qeveritar”

19 maj 2017 19:16

I nominuari i koalicionit PDK-AAK, Ramush Haradinaj, ka nisur të mbledhë rreth vetes persona që do ta këshillojnë dhe do ta ndihmojnë në përgatitjen e kabinetet të ardhshëm qeveritar.

Gjatë ditës, ai ka prezantuar si këshilltar të tij ish-këshilltarin e presidentes Jahjaga, njëherësh gazetar, Arbër Vllahiun, i cili edhe zyrtarisht është bërë sot pjesë e AAK-së, transmeton KTV.

Haradinaj beson se me Vllahiun ka për çka të konsultohet, pasi ai ishte në rrjedhat e gjithë historisë së Kosovës, fillimisht si gazetar, e pastaj edhe si këshilltar i presidentes Jahjaga.

Ndërkaq Vllahiu tha se në mesin e AAK-së e ka parë shtëpinë e tij dhe një adresë të duhur, e cila do t’i ndihmojë do të kontribuojë për zhvillimin e vendit. AAK-së i është bashkuar edhe kryetari i Shoqatës së Personave të hendikepuar dhe nevoja të veçanta në Kosovë, Agim Vatovci, dhe disa pjesëtarë të tjerë të kësaj kategorie.


Haradinaj afron pranë vetes “ata që do t’ia... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme