Shtohen thirrjet ndërkombëtare që në lista të mos ketë të korruptuar Foto: Koha

Shtohen thirrjet ndërkombëtare që në lista të mos ketë të korruptuar

19 maj 2017 19:09

Pak orë para përmbylljes së afatit ligjor për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë nga partitë politike, janë shtuar thirrjet e ndërkombëtarëve që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz të korruptuar e me aktakuza, raporton KTV.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili zhvilloi takim gjatë ditës me kryetaren e KQZ-së Valdete Dala, u ka bërë thirrje politikanëve të ruajnë zgjedhjet e lira pa keqpërdorime e pa dhunë, ndërsa ka thënë se njerëzit me aktakuza nuk duhet të kenë vend në listat zgjedhore.

Më tutje, Delawie u ka bërë thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në ditën e zgjedhjeve. Ai ka treguar se do të jetë një ndër vëzhguesit e Ambasadës amerikane në këto zgjedhje, bashkë me shumë punëtorë të tjerë, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo parregullsi.

Edhe kryetarja e KQZ-së u bëri thirrje partive politike për proces të qetë zgjedhor. Daka gjatë ditës kishte takim edhe me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova. Apostolova ka thënë se zgjedhjet në Kosovë po mbahen në një moment kritik për reformat drejt BE-së. Gjithashtu u ka bërë thirrje liderëve që në lista të fusin njerëz që përmbushin standardet më të larta.


Shtohen thirrjet ndërkombëtare që në lista të... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme