Cili zyrtar i Policisë komunikonte me sekserin që mbyllte hetimet kundër zyrtarëve për të holla

Cili zyrtar i Policisë komunikonte me sekserin që mbyllte hetimet kundër zyrtarëve për të holla

19 maj 2017 19:05

Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i kishte siguruar drejtuesit e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci që së bashku me sekserin Rrahim Hashimi do t’ua mbyllte rastin, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Përveç se ishte në dijeni se sekseri, në emër të Policisë se Kosovës, po u kërkonte para personave në fazën preliminare të mbledhjes se informatave, ai i kishte porositur edhe të veprojnë siç u thoshte Rrahim Hashimi, i cili sapo kishte nisur mbledhja e informatave, u kishte kërkuar para, raporton KTV.

Këtë “Kohës Ditore” ia kanë konfirmuar disa burime të ndryshme, ndërsa gazeta posedon edhe dëshmi që e mbështesin lidhjen e Beqirit me Hashimin për këtë rast ryshfeti. Prokuroria kishte nisur vitin e kaluar një hetim për disa zyrtarë të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) nën dyshimin se kanë krijuar skema piramidale, nëpërmjet të cilave kanë mashtruar fermerë të shumtë.

Por, siç raportoi “Koha Ditore” të mërkurën, kësaj OJQ-je në vazhdimësi u janë kërkuar para nga sekserë të Policisë se Kosovës për t’ua mbyllur rastin.

“Le ta zbulojë prokuroria nëse kam të bëj unë diçka me këtë rast”, ka thënë për ‘Kohën Ditore’ vet Emin Beqiri.


Cili zyrtar i Policisë komunikonte me sekserin... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme