Arbëri

Shoqata e Bankave të Kosovës ndan 37.000 euro për Shqipërinë

Descriptive Text

Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës, përmes një njoftimi për media thotë se sot ka marrë vendim të ndajë 37.000 euro për Shqipërinë.

Kjo në kumtesë thuhet se bëhet si ndihmë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore që ka goditur Shqipërinë.

“Duke u solidarizuar me viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj fatkeqësie, Shoqata e Bankave të Kosovës në emër të komunitetit bankar në Kosovë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre ndërkaq apelon që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në mënyra të ndryshme për të tejkaluar këtë situatë tragjike”, thuhet në njoftim.

Në mesazhin e ngushëllimit Shoqata e Bankave të Kosovës në mes tjerash përcjell se “Në këto kohë të vështira për kombin shqiptarë, të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të dhënë kontributet tona, në mënyrë që edhe kjo vështirësi të kalohet në unitet dhe solidaritet”.