Arbëri

Tërmeti u ndie edhe në Kosovë, shumë qytetarë në panik kanë dalë jashtë shtëpive të tyre

Tërmeti prej 6.4 shkallësh, i cili goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, është ndier edhe në Kosovë.

Banorë të shumtë nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, por edhe komuna tjera, kanë dalë nga shtëpitë e tyre derisa është qetësuar gjendja, raporton KTV.

Banorët thonë se janë frikësuar, sidomos ata që banojnë në katet e larta të ndërtesave kolektive.

Në gjithë Kosovën është nuk është raportuar për persona të lënduar, megjithatë dëme materiale janë shënuar në disa vende, sikur këtu në Suharekë.

Drejtorit i Institutit të Sizmologjisë, Shemsi Mustafa, ka thënë se pas tërmetit kryesor ka pasur dhe tre të tjera, por më të vogla.

Mustafa thotë se ky termet ka kapur një sipërfaqe prej 400 km.

Presidenti Hashim Thaçi ka shpallur të mërkurën, 27 nëntor 2019, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri.