Arbëri

VMRO proteston kundër koalicionit të LSDM me shqiptarët

Descriptive Text

VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë do të protestojë sot në Shkup. Protesta, sipas kësaj partie, ka për qellim mbrojtjen e interesave shtetërore të cilat, sipas saj, rrezikohen me koalicionin e LSDM-së me shqiptarët.

Protesta e sotme është thirrur në rrjetet sociale ndërkohë thirrjeve u janë bashkangjitur edhe slogane nacionaliste . Protesta pritet të fillojë në orën 17.00 në sheshin Maqedonia në Shkup.

Protesta mbahet pak ditë pas deklaratës së ish - kryeministrit Nikolla Gruevski i cili i kritikoi aspër bisedimet e LSDM-së dhe partive shqiptare, sipas të cilit kjo është përpjekje për “defaktorizimin e maqedonasve dhe ridefinimin e Maqedonisë si shtet”.