Arbëri

Kallëzim penal ndaj operatorit ekonomik që falsifikoi një dokument të ATK-së

Descriptive Text

Pas raportimit të KTV-së, Policia e Kosovës ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Shtetit kallëzimin penal për OE “Fadi Com” SHPK, i cili falsifikoi një dokument të ATK-së, për t’i fshehur borxhet që i kishte ndaj shtetit.

Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Ne, në lidhje me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se DHKEK, me datë 20.05.2019 ka pranuar informacion nga ATK-ja se kompania “FADI COM” SHPK, me seli në Graçanicë, dyshohet se ka falsifikuar një dokumentin zyrtar. Njësia e Hetimeve për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka proceduar kallëzim penal në Prokurori, me datë 22.11.2019”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Shtetit për KTV-në.

KTV-ja raportoi të enjten se si, pavarësisht këtij falsifikimi, OSHP-ja po e mbron operatorin ekonomik duke urdhëruar AQP-në që ta vazhdojë procedurën e prokurimit për tenderin 3-milionësh për fruta e perime.

Lexo edhe: OSHP-ja e mbron operatorin ekonomik që hetohet për falsifikim