Arbëri

Sipas Beogradit, edhe Republika Nauru ka tërhequr njohjen e Kosovës

Descriptive Text

Mediat serbe raportojnë edhe për tërheqjen e një njohjeje të pavarësisë së Kosovës. Republika Nauru nga Pacifiku, sipas Beogradit, është shteti i 17-të që ka tërheqjur njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Siç citohet ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, Nauru është vendi i 17-të që ka tërhequr njohjen për Kosovën. Vetëm brenda këtij muaji, Nauru është vendi i dytë që ka bërë tërheqjen e pavarësisë së Kosovës, pas Ganës më 11 nëntor.

Sipas Daçiqit, Nauru do të ndërpresë të kontaktet e deritashme diplomatike që ka pasur me Kosovën. Ai tha Tanjugut, se në notën, që ia ka dërguar zëvendësi i ministrit të Jashtëm të Naurusë, dërguar ambasadës serbe në Australi, theksohet se Republika Nauru është bindur se vendimi për njohjen e Kosovës ishte i parakohshëm dhe në kundërshtim me parimet e Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuar.

Nauru është një shtet me 13649 banorë dhe ndodhet në Oqeani. Kryeqyteti i tij është Yaren.

Ministria jonë e Jashtme ende nuk është prononcuar në lidhje me këtë çnjohje.

{gallery}