Lumir Abdixhiku, anëtari i ri i LDK-së, ka thënë se kjo parti do të luftojë kapjen e shtetit.
Në Interaktiv të KTV-së, Abdixhiku ka thënë se ka hyrë në politikë pasi ka bërë platformë të përbashkët me LDK-në që të mos ketë kurrë bashkëpunim me kapësit e shtetit.
“Kemi krijuar një platformë që kurrë të mos ketë bashkëpunime me kapësit, mendoj se LDK-ja është dënuar për bashkëjetesën të tillë. Ndërtimi i kësaj platforme është pikërisht anti-kapje. S’po hy për të shpëtuar LDK-në, por për të shtuar aty vlera. Nuk është LDK-ja që po mbetet statike. Rruga është shumë e vështirë, por ka një gatishmëri të shprehur edhe nga kryesia që të ndodhë ky transformim. Qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin”, ka thënë ai.
Abdixhiku po ashtu ka thënë se pret garë të fortë në zgjedhjet e 11 qershorit dhe pret rezultat të ngushtë.
“Uniteti i LDK-së është domosdoshmëri në këto zgjedhje, asnjë formë tjetër nuk i jep shans koalicionit anti-kapje. Besoj se këto diferenca do të kalohen, dhe këto shihen si pasuri. Fakti që unë kam hy do të thotë se ja kam zënë vendin dikujt që ka kontribuuar për një kohë të gjatë. Rezultati dhe gara do të jetë shumë i ngushtë”, ka shpjeguar ai.