Veliu nuk tregon nëse Osmani e Bulliqi janë pjesë e listës për deputetë

Veliu nuk tregon nëse Osmani e Bulliqi janë pjesë e listës për deputetë

18 maj 2017 21:21

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu, nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë në listën për deputetë ish deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin.

Ai ka thënë se publikimi i listës do të bëhet të premten. Ka deklaruar se në listë janë edhe ish-deputetët, por nuk ka pranuar të flasë nëse Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janë larguar apo jo nga kjo listë.

Veliu ka thënë se në mbledhjen e sotme është bërë aprovimi i kandidatit për kryeministër, është marrë vendimi për koalicionet dhe lidhjet me grupet tjera politike dhe aprovimi i kandidatëve për listë.

Ka shtuar se vetëm dy vota ishin kundër dhe ishte vetëm një abstenim në aprovimin e këtyre kandidaturave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme