Arbëri

Reagim metaforik i Vjosa Osmanit

Vjosa Osmani, ish-deputete e LDK-së, ka dhënë një reagim metaforik pas raportimeve se nuk do të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sot gjatë ditës u raportua se LDK ka vendosur të mos e përfshijë në listë Osmanin, ndërsa pati edhe raportime se nuk do të largohet nga lista zgjedhore.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me Osmanin, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

Tani ajo në Facebook ka ripostuar një thënie të Luigj Gurakuqit duke mos sqaruar nëse do të jetë pjesë e listës.

{gallery}