Arbëri

“Evropianët e rinj” kërkojnë kombinimin e eksperiencës me vullnetin e gjeneratave

Ka filluar sot, në Prishtinë, konventa e “Evropianët e rinj”, e cila po mbahet për herë të dytë në Republikën e Kosovës. Konventa do të zgjasë shtatë ditë dhe do të mbledhë 3000 të rinj, të cilët do të nënshkruhen në dy rezolutat lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë hapjes së punimeve të kësaj konvente, presidenti i Rinisë, Avdullah Hasani, ka kërkuar që spektri politik të ndryshojë qasjen dhe sjelljen e tyre ndaj të rinjve duke kërkuar kështu që të mos i shikojnë të rinjtë vetëm si imazh i bukur.

“Kjo konventë duhet të ishte një kambanë për të gjithë. Të rinjtë në Kosovë nuk po arrijnë assesi të gjejnë vetën. Zgjidhja më e drejtë do të ishte një kombinimi mes eksperiencës se gjeneratës më të vjetër dhe vullnetit të rinjve”, u shpreh Hasani deri sa kërkoi nga senatorët e rinj ta votojnë këtë rezolutë.

Sekretari i përgjithshëm, Orhan Ejupi, gjatë leximit të rezolutës e cila u miratua nga të pranishmit, ka kërkuar që në Kosovë të jetësohet ideja e lirisë dhe barazisë në vend. Kjo rezolutë është thirrje për presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, dhe kryeministrin që të krijojnë hapësira për të rinjtë dhe të ndihmojnë procesin e ndërkombëtarizimit të të rinjve.

Në këtë ceremoni u nënshkruan 700 pjesëmarrës gjatë ditës së parë të konventës.