Arbëri

SHBA: Agjentët tanë kanë zbuluar korrupsionin në policinë shqiptare

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se agjentët e saj kanë zbuluar disa raste korrupsioni në policinë e Shqipërisë. Përmes një vide-mesazhi, ambasada tha se “çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”.

“Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre”.

Pranë ambasadës është e vendosur DSS që po heton krimet me pasaportat dhe vizat. Gjatë hetimeve, në rrjetin e amerikanëve kanë rënë zyrtarë të policisë dhe të aeroportit të Rinasit.