Arbëri

Vetëvendosje, pro bashkëpunimit parazgjedhor me LDK-në - e kundërshton vetëm Selimi

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me zyrtarët e lartë të partisë.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë mundësia e një bashkëpunimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjegjësisht me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

Siç merr vesh Koha.net, në këtë takim të gjithë të pranishmit kanë qenë parimisht pro një bashkëpunimi të këtillë.

I vetmi që ka dalë kundër këtij bashkëpunimi, është ish-deputeti Rexhep Selimi, i cili, sipas burimit, “po e bllokon marrëveshjen”.

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi një konferencë për media në orën 15:00, të cilën më pas e shtynë për në orën 16:00. 

Ndërkaq, Vetëvendosje përfundimisht e ka anuluar konferencën për media. Arsyet e anulimit, sipas KTV-së, u tha të jetë për arsye të zhvillimeve politike të fundit.

Partia ka paralajmëruar se mund të ketë konferencë më vonë.