Arbëri

LDK-AKR në koalicion parazgjedhor

LDK-ja dhe AKR-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të këtij viti.

Me këtë marrëveshje, AKR bën veprimin e njëjtë si Alternativa dhe LD që sot arritën marrëveshje me LDK-në.

Para zyrtarizimit të marrëveshjes, kryetari i LDK-së Isa Mustafa kishte thënë se AKR nuk mundet të gjejë partner më të mirë se partia e tij.