Arbëri

LDK hyn në garë me Avdullah Hotin për kryeministër

Avdullah Hoti është kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 11 qershor. Kandidaturën e tij e bëri publike kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, raporton KTV.

Pas disa orësh, LDK-ja ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me Alternativën. Mimoza Kusari, tha se Këtë koalicion e quajtëm të parimeve programore. Nënkryetari i Alternativës, Ilir Deda, u pyet për votën e tij për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës, me të cilën hyri në koalicion. Kreu i LDK-së, pret marrëveshje koalicioni parazgjedhor edhe me AKR-në. LDK-ja nënshkroi koalicion parazgjedhor edhe me Lëvizjen për Drejtësi, kryetar i së cilës është Sylejman Qerkezi, fraksion ky i Partisë së Drejtësisë.