Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PNDSH përkrah Hotin dhe LDK-në

Partia Nacional Demokrate Shqiptare ka vendosur të përkrahë koalicionin e udhëhequr nga LDK-ja dhe kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti.

Në një njoftim për media nga kryetari i kësaj partie, Bujar Abdullahu, theksohet se koalicioni i forcave demokratike dhe të djathta është i domosdoshëm për të vazhduar shtetndërtimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Partia Nacional Demokratike Shqiptare në mbledhjen e saj të fundit pas konsultave dhe analizave të gjëra ka vendosur unanimisht që ta përkrah koalicionin e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Kryeministrin e propozuar Dr. Avdullah Hotin. Konsiderojmë se një koalicion i forcave demokratike dhe të djathta të unifikuara rreth një koncepti vital dhe dinamik për ta vazhduar dhe forcuar shtetndërtimin dhe demokracinë është i mirëseardhur për vendin tonë dhe të gjithë qytetarët. Ftojmë gjithë anëtarësinë dhe simpatizantë endesheistë që t’i përdorin të gjitha mundësitë dhe energjitë që ky koalicion të fitoj në zgjedhjet parlamentare”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.