Arbëri

Pengesat që ka Kosova për t’u anëtarësuar në BE

Descriptive Text

Dështimi i arritjes së konsensusit në Bashkimin Evropian për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të duhet të shtojë pesimizmin në Kosovë, sado që ajo ndodhet e fundit në procesin e gjatë të integrimit në BE, thonë profesorë dhe analistë të çështjeve evropiane.

Bashkimi Evropian në takimet që u zhvilluan gjatë kësaj jave, nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sa i përket Kosovës, e cila ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat, BE-ja ka një numër kërkesash specifike, ndër të cilat mbizotëron ajo për avancimin e dialogut me Serbinë, por edhe kërkesa e vazhdueshme për avancimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Por, pengesa më e madhe, mbetet ajo e mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së.

Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian, para se të ecë përpara në anëtarësimin e vendeve të reja apo edhe hapjen e negociatave, duhet të ketë njëmendje, nëse e dëshiron apo jo Ballkanin Perëndimor në familjen e vet.

“Sa i përket Kosovës, Kosova e ka për detyrë që të vazhdojë të punojë në reformat që kërkon BE-ja, por që Kosova edhe po të ishte më e avancuar në momentin aktual kur e kemi parasysh që pesë vende vazhdojnë të mos e njohin Kosovën si shtet, do ta kishte tejet të vështirë”, thotë ai ndër tjera.

Të plotë mund ta lexoni në REL