Prishtinë, 16 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser.
Kryeministri Mustafa e njoftoi ministrin Mikser për progresin e Kosovës në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, uljen e papunësisë dhe përmirësimin e mirëqenies sociale që e ka karakterizuar Kosovën gjatë kësaj periudhe, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke iu referuar Presidencës se Këshillit të BE-së, të cilën Estonia do ta marrë nga 1 korriku, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje për liberalizimin e vizave dhe agjendën e mëtejme integruese evropiane.
Kryeministri Isa Mustafa, vlerësoi rëndësinë e përkrahjes së Estonisë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe evropiane.
Ministri i Punëve të Jashtme i Estonisë, Sven Mikser, vlerësoi të arriturat e Kosovës, veçanërisht në rritjen ekomomike, krahasuar edhe me vendet tjera.
Ministri Mikser, po ashtu, theksoi mbështetjen e Estonisë gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së për agjendën evropiane të Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Gjatë takimit u shpreh vullneti i dyanshëm për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral.