Arbëri

Lëvizja për Bashkim nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor me PDK-në

Sapo është nënshkruar marrëveshja mes Lëvizjes për Bashkim dhe Partisë Demokratike të Kosovës për koalicion parazgjedhor të 11 qershorit.

Lajmin për Koha.net e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

“Lëvizja për Bashkim edhe këtë herë do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Murati.