Arbëri

Eurokomisioneri Avramopulos: Mos lejoni që Ballkani të riballkanizohet

Descriptive Text

Komisioneri europian për Emigracionin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos ka paralajmëruar liderët e Bashkimit Europian në lidhje me Ballkanin. Ai u shpreh se ata duhet të jeën shumë të kujdesshmë me këtë rajon dhe të mos lejojnë që ai të ‘riballkanizohet. ’

Avramopoulos përsëriti qëndrimin e Komisionit Europian pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke deklaruar: “Tani i takon Këshillit të marrë vendimin final. Qëndrimi i Komisionit Europian është shumë i qartë, të dy vendet e meritojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ky është qëndrimi i Komisionit. Si një person që e njeh rajonin shumë mirë, dua të bëj edhe një koment politik. Dhe kjo është ajo që besoj unë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me Ballkanin. Mos lejoni që Ballkani të riballkanizohet në mënyrën e vjetër se si janë zhvilluar ngjarjet atje”./ A2news