Arbëri

Ministri britanik takohet me Ahmetin e Selën

Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett, arriti sot në Shkup ku filloi takimet me liderët e partive politike.

Ministri Dunkan, vizitën në Shkup e filloi me takime me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndërsa më pas takoi zëvendëskryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

Siç është paralajmëruar, gjatë ditës së nesërme do të takohet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me LR-PDSH-së, Ziadin Sela, si dhe me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov.

Paraprakisht u paralajmërua se në takime do të bisedohet për situatën aktuale politike në vend, nevojën për reforma urgjente, të cilat do të mundësojnë përparim drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.