Arbëri

Ministri i Jashtëm i Estonisë sot viziton Kosovën

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ministri estonez, Sven Mikser, do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa.

Sipas njoftimeve për media, bëhet e ditur se ai do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në njoftimin për media nga MPJ është bërë e ditur se pas takimit me ministrin Hoxha, do të mbahet konferencë e përbashkët e Mikser dhe Hoxhajt.