Arbëri

Osmani konfirmon se do të takohet gjatë ditës me Kurtin

Për sot është paralajmëruar një takim në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kandidaten për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Edhe pse nuk është bërë e ditur se ku do të mbahet ky takim, në selinë e LDK-së ka arritur Osmani e cila doli e dyta në zgjedhje pas liderit të VV-së Albin Kurti.

Më pas Osmani është parë duke dal nga selia e LDK-së e shoqëruar nga Lumir Andixhiku, e cila tha se është duke shkuar në një takim me një delegacion gjerman.

E pyetur se a do mbahet takimi ashtu siç është thënë sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilin pritet të diskutojnë rreth një koalicioni të mundshëm, ajo tha se takimi do zhvillohet më vonë.

Takimi i Kurtit me krerët e LDK-së është paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit ku nxorën parti të parë Vetëvendosjen ndërsa LDK-në të dytën.

Një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive është i mundshëm pasi që këtë e ka paralajmëruar dje edhe Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook./kp