Me sa duket, sagës për emrin e LDK-së për kandidat për kryeministër të vendit i ka ardhur fundi.
Burime të mirinformuara të Grupit KOHA kanë thënë se ministri i deritashëm i Financave, Avdullah Hoti, do të jetë kandidati nga radhët e LDK-së për postin e kreut të ekzekutivit në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurimi ka thënë se gjasat që Hoti të nominohet nga LDK-ja janë shumë të mëdha dhe se zyrtarizimi do të ndodhë nesër.
Ditëve të fundit është përmendur në opinion emri i drejtorit të Institutit RIINVEST, Lumir Abdixhiku, si emër potencial për postin e kryeministrit nga LDK, por me sa duket, nuk kanë arritur të merren vesh.