Arbëri

KQZ ndan rreth 5 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme

Mbi 900 mijë euro mund t’i shpenzojnë subjektet politike në fushatën për zgjedhjet e parakohshme.

Këtë shifër e ka përcaktuar Komisioni Qendror Zgjedhor, derisa shumën për organizimin e zgjedhjeve e ka miratuar edhe Qeveria ku 4.9 milionë euro janë ndarë për zgjedhjet e parakohshme. 90 mijë e 449 euro janë ndarë për procesin ankimor për Komisionin për Ankesa dhe Parashtesa për zgjedhjet e parakohshme, raporton KTV.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me KQZ-në janë koordinuar edhe Prokuroria e Policia e Kosovës.

Ndryshe, KQZ-ja e ka miratuar edhe regjistrimin e Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila, sipas anëtarëve të KQZ-së, ka respektuar rekomandimet duke ndërruar emrin dhe ndryshuar logon.

Ndërkaq Enis Halimi, kryeshef ekzekutiv i SKQZ-së, tha se në bazë të regjistrit civil numri i votuesve është 1 milion, e 885 mijë e 147 votues.

Procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë vendit do të zgjasë deri më 22 maj.