Arbëri

Grupi i ekspertëve paralajmëron për nesër publikim të fakteve të reja për demarkacionin

Descriptive Text

Në emër të Grupit të ekspertëve të pavarur, në profilet zyrtare në Facebook është shpërndarë njoftimi se nesër do të publikohen fakte të reja që dëshmojnë që demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi u bë në dëm të kësaj të parës.

Gjeografët Florim Isufi e Shprejtim Bulliqi, ky i dyti edhe deputet në Kuvendin e Kosovës e kanë postuar njoftimin.

“Njoftojmë të gjitha mediat dhe të interesuarit e tjerë se nesër në hotelin Sirius në Prishtinë në orën 10:00, do të prezantohen fakte të reja shkencore mbi demarkimin e vijës kufitare Kosovë - Mali i Zi. Grupi i ekspertëve të pavarur”, thuhet në njoftim.