KQZ sot ka marrë vendim për regjistrimin e partisë së re me emrin Partia e kosovarëve serbë (PKS) me në krye Aleksandar Jablanoviq, transmeton Koha.net.
Anëtarët e KQZ-së e kanë përshëndetur themelimin e këtij subjekti politik që përfaqëson serbë të Kosovës në bazë të ligjeve vendore duke shtuar se nëse në ndonjërin nga aktet e kësaj partie ka gabime, do t’i jepet afat për korrigjim të tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJablanoviq, që kishte pretenduar kreun e Listës Srpska, më herët ka qenë ministër në Qeverinë e Kosovës por ai ishte shkarkuar në vitin 2015 pas protestave të fuqishme kundër tij pasi ai i kishte fyer nënat e viktimave të dhunës serbe në Gjakovë.
Më pas ai kishte marrë një post të lartë në Qeverinë e Serbisë.