Kompanitë Kosovare prodhuese nga sektorët e përpunimit të drurit, metalit, plastikës/gomës dhe tekstilit/lëkurës do të mund të përfitojnë nga një program i përkrahjes të lansuar nga KIESA këto ditë. Programi përfshinë përkrahje këshilluese pa pagesë nga nje ekip multidisciplinar i ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë. Përkrahja do të ofrohet në fushat e menaxhimit të cilësisë, marketing, promovim të eksportit, zhvillim të produkteve, prodhim/logjistikë efiçiencë dhe kontrollë.
Drejtori i Agjencisë për investime dhe përkrahjen e ndërmarësisë ne Kosovë (KIESA), Besian Mustafa tha se KIESA inkurajon kompanitë që të aplikojnë në këtë program. “ CDP është një mundësi e shkëlqyeshme për kompanitë ambicioze. Programi do ti përkrah ndërmarrjet në ngritjen e konkurrueshmërisë së tyre në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Kemi një numër të konsiderueshëm të kompanive që furnizojnë vetëm tregun vendor, disa që tanimë janë duke eksportuar me sukses dhe disa të tjera që mund të shëndrohen në eksportues të rregullt. Programi për zhvillimin e kompanive (CDP) do ti ndihmoj këto kompani në zgjërimin e biznesit të tyre” shtoi Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProgrami për zhvillimin e kompanive përkrahet nga Bashkimi Europian përmes projektit “Ngritja e konkurueshmërisë dhe promovimi i eksportit” (ICEP )
Zëvendës menaxherja e ekipit të projektit dhe ekspertja në promovimin e eksportit Elizabeth Lenkiewicz tha se “ Ne kemi implementuar programe të ngjajshme edhe ne vendet tjera në rajon dhe kompanitë pjesëmarrese kanë qenë të kënaqura me sherbimet dhe përkrahjen praktike e cila iu është ofruar. Shumica e tyre tani qëndrojnë shumë më fortë ne tregjet në të cilat i plasojnë produktet e tyre. Jam mëse e bindur se do të kemi rezultate të ngjajshme edhe në Kosovë,” përfundoi Lenkiewicz
Thirrja për aplikime për këtë program është shpallur me 2 Maj. Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë aplikacionet e tyre më së largu deri me 23 Maj. Informatat e detajuara mund të gjenden në ueb faqen e KIESA në linkun në vijim http://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,195