Asociacioni i Gazetarëve ngushëllon familjen Klaiqi Foto: Koha / arkivi

Asociacioni i Gazetarëve ngushëllon familjen Klaiqi

15 maj 2017 10:44

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim dhe dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, Ganimet Klaiqi.

Me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë dekadave të kaluara, Ganimeti do të kujtohet gjithnjë si një profesionist për breza të tërë të gazetarëve, për kolegët e tij si dhe për të gjithë ne që e kemi njohur, transmeton Koha.net.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për këtë humbje të madhe. Kjo vdekje është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme