Arbëri

Flaka Surroi: Ganimet Klaiqi do të përkujtohet si njeri me virtyte dhe i mirë

Drejtoresha e Kompanisë “Grupi KOHA”, Flaka Surroi e ka përkujtuar gazetarin Ganimet Klaiqin, i cili, pas një sëmundjeje të rëndë, vdiq sot.

Klaiqi gati dy decenie ka punuar në gazetën “Koha Ditore”.

Flaka Surroi, në profilin e saj në Facebook e ka quajtur Ganimetin njeri të mirë që do të përkujtohet me dashuri.

Ky është postimi i Surroit:

“Klajën do ta kujtojmë me shumë dashuri, për të gjitha virtytet që e kanë shquar. Na iku edhe një njeri i mirë!”.