KQZ u cakton subjekteve politike limitin e shpenzimeve në fushatë Foto: Koha / ilustrim

KQZ u cakton subjekteve politike limitin e shpenzimeve në fushatë

15 maj 2017 10:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar limitin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike për zgjedhjet e parakohshme, në shumën prej 942, 573.5 euro.

KQZ në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar edhe regjistrimin e Partisë Kosovskih SRBA-PKS.

Miradije Mavriqi, nga ZRPP-ja, ka thënë se emri i kësaj partie nuk është emër ngacmues dhe është në përputhshmëri me rregullat.

Ndërkohë, anëtarët e KQZ-së e kanë mirëpritur regjistrimin e kësaj partie në përputhje me ligjet e Kosovës, por kanë propozuar që nëse ka gabime të jepet afat për përmirësim.

Me votën e anëtarëve të KQZ-së, PSK u regjistrua si parti, kryetari i së cilës është Aleksandër Jabllanoviq.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme