Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK: Veseli premtoi mbështetje më të madhe për gratë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka marrë pjesë në Samitin e Gruas Demokratike në Prishtinë.

Sipas njoftimit për media nga zyra e PDK-së, para qindra grave të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli ka thënë se ndjehet i frymëzuar nga të gjitha gratë e Partisë Demokratike të Kosovës që janë mbledh sot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është koha për një fillim të ri për gratë në Kosovë dhe në PDK”, është shprehur ai.

Për rritjen e përfaqësimit të grave në PDK dhe në institucionet e Kosovës, i pari i PDK-së ka thënë se jemi krenarë për gjithçka që Partia Demokratike e Kosovës ka bërë për Kosovën.

“Kam caktuar një synim që në 60 muajt e ardhshëm ne do ta rrisim pjesëmarrjen e grave në të gjitha degët e PDK-së. Kur të rritet vajza ime, dua që ajo të dijë se ajo mund të jetë çfarëdo që ajo dëshiron të bëhet – një ndërmarrëse, mjeke, avokate, fermere apo piktore”, ka thënë Veseli.

I pyetur për premtimin e tij për hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht për gratë, kreu i PDK-së ka thënë se ky është prioriteti kryesor i tij dhe se fillimi i ri për gratë do të nis me vendet e reja të punës. Ai ka shtuar se gratë e reja kanë qasje të theksuar në arsim, por kjo nuk po përkthehet në fuqinë punëtore.

Për mbështetjen e grave në sektorin e bujqësisë, i pari i PDK-së ka thënë se duhet përmirësuar qasja e grave në sektorin e bujqësisë përmes politikave të posaçme stimuluese.

“Është koha për një fillim të ri në bujqësi për Kosovën dhe gratë janë pjesë kyçe e kësaj. Ne kemi rreth 100,000 hektarë tokë në tërë Kosovën të gatshme për veprimtari bujqësore. Ne importojmë më shumë produkte bujqësore sesa që eksportojmë. Kjo duhet të ndryshojë drastikisht”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se do të përkushtohet që të dyfishojë buxhetin për bujqësinë dhe të punojë me fermerët tanë për t’i ndihmuar ata të kenë qasje në kapital dhe në tregjet e huaja.

Image