Arbëri

Vendoset mozaiku prej qeramike në ambientet e Policisë për nder të 20 vjetorit të themelimit

Për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë, është bërë vendosja e një mozaiku prej qeramike me dimensione 6 metra katrorë.

Koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, dhe njëherit organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha tregoi më shumë detaje për punën që e ka bërë, teksa tha se iu janë dashur afër 2 javë për ta përfunduar.

Hoxha tha se mozaiku do të jetë i përhershëm në këto ambiente të Policisë.

Ndërkaq, zëdhënësi, Baki Kelani u shpreh falënderues për këtë vepër, teksa tha se ata mirëpresin çdo aktivitet që i shërben policisë./KsP/