Shkurorëzimi i interesave Foto: Koha

Shkurorëzimi i interesave

14 maj 2017 08:00

Pas një “tradhtie” është kurorëzuar dhe po me “tradhti” i është dhënë fund martesës PDK-LDK. Ishte lidhje dhe shkurorëzim për interesa.

Përfituesit më të mëdhenj të kësaj “bashkëjetese” të shkurtër, ishin njerëzit që u ishte cenuar karriera politike në kohën kur janë bërë bashkë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në zgjedhjet e 2014-s, Hashim Thaçi kishte dalë fitues me PDK-në, parti që e udhëhoqi për së fundmi herë në këtë proces elektoral. Por të gjitha subjektet tjera ishin bërë bashkë në një marrëveshje për të mos lidhur koalicion me të dhe, për shkak të kritikave për keqqeverisje e abuzim me pushtetin, ishin përcaktuar ta nxirrnin në opozitë.

Pas gjashtë muajsh qëndrese, LDK-ja e Isa Mustafës e “tradhtoi” bllokun opozitar dhe bëri marrëveshje të shkruar me PDK-në, një pikë e së cilës parashihte që Thaçi të bëhej president i shtetit. Një vit më vonë, qe bërë, falë votave të LDK-së

Në bllokun opozitar, Mustafa kishte pranuar që vetë të mos ishte kandidati për kryeministër. Këtë pozitë, LDK-ja, LVV-ja e Nisma ishin pajtuar t’ia linin kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme