Arbëri

Thaçi në takim me Perandorin e Japonisë: Jemi vende mike dhe do jemi gjithmonë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është pritur nga Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito i Japonisë.

Siç njofton kumtesa për media, në takim me Perandorin, Thaçi ka biseduar për rrugëtimin e Kosovës që nga përfundimi i luftës.

“Presidenti Thaçi e ka uruar për epokën “Reiwa” që ka filluar Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito, duke shprehur dëshirën që fryma e harmonisë të mbretërojë në Japoni dhe në tërë botën. Presidenti Thaçi i shprehu mirënjohje Perandorit në emër të popullit të Kosovës, për përkrahjen që Japonia na ka dhënë gjatë dhe pas luftës. Jemi popuj dhe vende mike dhe kështu do të jemi për gjithmonë”, ka thënë Thaçi.