Arbëri

AAK: Daçiq është një matrapaz ordiner

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, duke thënë se Ramush Haradinaj është hero i vendit dhe i popullit të tij, ndërkaq Daçiq e të tjerë si ai, nuk janë tjetër pos, turpi edhe i vet popullit serb.

“Ish-bashkëpunëtori i kasapit të Ballkanit, Ivica Daçiq, e paska porositur Ramush Haradinajn që ta shkurtojë gjuhën e të mos e kërkojë heqjen e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë! I themi Daçiqit, se nuk i kanë bërë punë as kërcënimet e shefit të tij Millosheviq, që i shkaktoi qindra-mijëra viktima, në Kosovë e gjithandej në ish-jugosllavi, e jo e një matrapazi ordiner siç është Daçiq. Ramush Haradinaj është hero i vendit dhe i popullit të tij, ndërkaq Daçiq e të tjerë si ai, nuk janë tjetër pos, turpi edhe i vet popullit serb”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Daçiq e ka cilësuar liderin e AAK-së si memec dhe që të gjitha gjërat i thotë fshehurazi.