Arbëri

Palmer: SHBA do të mbështesin në Kosovë atë qeveri që është e përkushtuar për dialog

Podgoricë, 10 shtator - I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, shprehur bindjen nga Podgorica se marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës mund të arrihet, se SHBA do të mbështesë qeverinë e Prishtinës që është e përkushtuar për dialog, ndërsa për Rusinë tha se ajo dëshiron një rajon të përfshirë nga trazirat dhe mosbesimi.     

"Një nga qëllimet tona primare është të mbështesim forimimin e një qeverie në Kosovë, që është e përkushtuar për dialog, që do të thotë suspendimin e tarifave dhe kthimin në tavolinën e negociatave", i deklaroi ai servisit publik të Podgoricës, RTCG, përcjell Koha.net.   

Siç citohet të ketë thënë ai, negociatat duhet të jenë serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit e Prishtinës. 

"Idealte do të ishte që kjo të jetë e bazuar në njohjen e ndërsjellë. Një ditë, kur të dy palët të kthehen rreth tavolinës së negociatave ne do të jemi aty si partner në kërkim të marrëveshjes që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe fer dhe që do t'i ndihmojë Serbisë në rrugëtimin drejt BE-së", është shprehur ai, transmeton Koha.net.   

Ai ka shtuar se zgjidhja e kësaj çështjeje ka rëndësi për gjithë rajonin, por se nuk beson se mospajtimet midis Beogradit e Prishtinës mund të ndikojnë në rrugën europiane të vendeve të tjeta. 

Palmer ka thënë se "rusët janë në fuqi në Ballkanin Perëndimor", ndërsa SHBA ka  pikëpamje esenciale të ndryshme ndaj rajiniit në krahasim me Rusinë. 

"Ballkanin Pedrëndimor e shohim si anëtare e familjes së vendeve perëndimore, të integruara në institucionet veriatlantike, si vende  në të cilat bashkëpunohet në bazë të rregullave e normave. Rusët kanë dëshmuar se duan një rajon të bazuar në trazira dhe në mosbesime. Mendoj se këtë e kemi parë më së miri në Malin e Zi, kur rusët mbështetën grushtin e shtetit më 2016, që ishte një veprim i pashembullt  për të penguar Malin e Zi të anëtarësohet në NATO dhe në Perëndim", ka thënë ai, transmeton Koha.net.