Nishani vlerëson me Dekoratën “Nder i Kombit” vëllezërit Haradinaj

Nishani vlerëson me Dekoratën “Nder i Kombit” vëllezërit Haradinaj

13 maj 2017 15:01

Vizitën e tij në Kosovë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe delegacioni që e shoqëron e vazhduan me homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës.

Kreu i shtetit shqiptar vendosi një kurorë me lule në vendin ku prehet njeriu i konsideruar si presidenti “historik” i Kosovës.

Image

Nishani është përulur me respekt edhe te shtatorja e Komandantit Zahir Pajaziti dhe monumenti i lirisë në Raçak.

Mes zyrtareve që kishin dalë për të pritur presidentin shqiptar ishte dhe Kryetari i Komunës së Shtimës, Naim Ismaili i cili tha se masakra e Raçakut i tregoi të gjithë botës se ç’po ndodhte dhe sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet që po kryente Serbia mbi popullsinë dhe qytetarët e thjeshtë të Kosovës.

“Raçaku duhet të jetë një vend pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët kudo që janë, shtoi ai, për të mos harruar asnjëherë të shkuarën tonë të dhimbshme dhe për të ndërtuar një të ardhme sa më të mirë”.

Gjithashtu në shenjë nderimi të thellë, Nishani vendosi edhe një kurorë me lule në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe kullën e familjes Jashari.

Më tej Presidenti i Republikës së Shqipërisë u ndal në familjen Haradinaj, ku pasi bëri homazhe dhe nderoi kujtimin e sakrificat sublime të bijve dhe burrave të kësaj dere liridashëse dhe atdhetare, vlerësoi me Dekoratën “Nder i Kombit” heronjtë e lavdishëm të luftës çlirimtare: luftëtarët e orëve të para për lirinë e Kosovës, organizatorët, prijësit dhe frymëzuesit në rrugën e lirisë së Kosovës, Luan dhe Shkëlzen Haradinaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme